
Studimi më i fundit i INSTAT, doli në përfundimin se korçarët dhe gjirokastritët rezultonin më shumë punëtorë duke lënë kështu pas qyete “dembele” si Dibra, Tirana apo Lezha.
Të ftuarit e një emisioni, u përfshinë në një diskutim duke përkrahur kështu vendet e tyre të origjinës, teksa pyetjes se cilët prej qytetarëve kanë më tepër zili për pagën e kolegut iu përgjigj spikerja e lajmeve Eneida Ndoci.
“Gjithë shoqëria ime nga Korça dhe Gjirokastra, sapo doli lista e pagave, nuk ma kanë hapur më telefonin”, tha ajo me nota humor.