Publikimi i të dhënave të qytetarëve, Presidenti dënon ngjarjen e rëndë

Publikimi i të dhënave të qytetarëve, Presidenti…

Presidenti I Republikës Ilir Meta dënon ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku u publikuan  rrogat dh etë dhënat e qytetarëve. Meta thotë se të dhënat personale të çdo shtetasi që depozitohen në institucionet publike janë tërësisht personale dhe mbrohen me ligj.

Ai thekson se çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal I cili rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private. Meta apelon organet ligjzbatuese të vihen në lëvizje dhe të nisin verifikimet për të faktuar këtë veprimtari të paligjshmërisë.

Meta:

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.

I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit