Publikimi i të dhënave të shqiptarëve, lirohen katër të arrestuarit

Publikimi i të dhënave të shqiptarëve, lirohen…

Dy specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe dy shtetas të përfshirë në agjenci kredidhënëse dhe përmbarimore Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, u arrestuan para pak ditësh për skandalin e rrjedhës së të dhënave të shqiptarëve. Mirëpo mësohet se të arrestuarit janë liruar nga qelia. Gjykata ka dhënë masat për 4 personat që nxorrën të dhënat e shqiptarëve. Konkretisht gjykata ka caktuar “Detyrim Paraqitje” për Eni Qirjakon, gjithashtu ka pezulluar nga detyra. Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë lënë në arrest shtëpie.

Vendimi i Gjykatës:

Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit