Publikohen fotot e vëllezërve që humbën jetën në Kashar, zhurma e përplasjes u dëgjua nga banorët

Publikohen fotot e vëllezërve që humbën jetën…

Këto janë dy vëllezërit, Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç, të cilët kanë ndëruar jetë në aksidentin e ndodhur në Kashar. Përplasja ka qenë aq e fortë sa e kanë dëgjuar banorët e banesave në afërsi.

Pavarësisht ndihmës, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital.

Makina tip “Opel” e drejtuar nga një 29-vjeçar, i identifikuar si Zija Stefanescu (Murati) ka dalë nga rruga dytësore “Hajdar Valisi” duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie teksa po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre nga një festë familjare.

Për shkak të forcës së përplasjes, makina është shkatërruar e gjitha nga përplasja, duke lënë të vdekur në vend dy prej pasagjerëve. Të tjerët janë dërguar në spital me urgjencë, por vetëm 29-vjeçari ia ka dalë që të shpëtojë i gjallë nga përplasja, pasi edhe 50-vjeçari Dashamir Dema ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit