Publikohen FOTOT/ Si Veliaj po cënon pronat e qytetarëve të Tiranës

Publikohen FOTOT/ Si Veliaj po cënon pronat…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar me fotografi sesi Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, po cënon pronat e qytetarëve.

Zhupa shprehet se, pasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashmë Veliaj po cënon pronën private të banorëve në zbatimin e këtij projekti rehabilitimi.

“Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort mënyrën e ndërhyrjes, që pa njoftim, pa rregulla, pa marrë pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake të vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vendosur keto grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelen pa asnjë burim drite, dielli në apartamentet e tyre“, thotë ajo.

“Ne mbështjetje të banoreve që kanë të drejtë të mos cënohen në pasurinë e tyre të paluajtshme, bej thirrje mos të abuzohet me projektin e fasadave dhe kundërshtoj abuzimin me pronën private në funksion të një imazhi më shumë për propagandë. Fasada e unifikuar nuk mund të detyrojë banorët të burgosen me grila metalike, pa mundësi ajri dhe dielli siç meritojnë të gëzojnë pronën e tyre“, shkruan Zhupa në një postim në rrjetat sociale, ku poston dhe fotot. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit