Publikohen mbetjet e Titanikut në fund të detit siç nuk i keni parë kurrë më parë

Publikohen mbetjet e Titanikut në fund të…

Kanë kaluar mbi 100 vjet nga përplasja e saj me ajsbergun që çoi në fundosjen e anijes dikur të pambytur. Tani, një proces skanimi nënujor 3D i teknologjisë së lartë po sjell në sipërfaqe imazhe të Titanikut siç askush nuk i ka parë më parë.

Shkencëtarët po flasin për projektin më të madh të skanimit nënujor në histori.

Kompania Magellan përdori dy automjete nënujore që udhëtuan 12,500 metra nën sipërfaqen e detit për të krijuar atë që e përshkruan si një “binjak dixhital” të Titanikut, si dhe për të hartuar zonën përreth dhe rrënojat.

Gjashtëmbëdhjetë terabajt të dhëna dhe më shumë se 715,000 imazhe statike u përdorën për të krijuar skanimet. Pasi një zhytje e vitit 2019 zbuloi se mbetjet e anijes ishin përkeqësuar ndjeshëm, shkencëtarët parashikojnë se rrënojat mund të zhduken deri në vitin 2030 për shkak të kushteve ekstreme në thellësi të detit dhe baktereve që hanë metalin.

Anija u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në prill 1912, duke vrarë mbi 1500 njerëz. Përpjekjet për të kapur fotografi nënujore dhe video të rrënojave deri më tani kanë qenë të vështira për shkak të ndriçimit të dobët, duke rezultuar në imazhe të errëta dhe me hije.

 “Ajo që po shohim për herë të parë është një përshkrim i saktë dhe i vërtetë i të gjithë rrënojave dhe mbeturinave”, tha eksperti Parks Stephenson./Moneyreview

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit