Publikohen pamjet/ Aksel Hoxhaj e goditi Stiven Toshkëzi me thikë brenda makinës

Publikohen pamjet/ Aksel Hoxhaj e goditi Stiven…

Aksel Hoxhaj ishte duke ecur në këmbë ndërsa Stiven Toshkezi i ndaloi me makinë. Kaq mjaftoi që mes të rinjve të niste një sherr i cili përfundoi tragjikisht. Së fundmi janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur në Tiranë. Të rinjtë u ndeshën ditën e hënë në Rrugën “4 Dëshmorët”, pranë gjimnazit “Partizani”.

Në pamjet e publikuara shfaqet Aksel Hoxhaj, i cili mban një kapuç në kokë, duke ecur me shokun e tij Ensi Maze, në rrugën pranë banesës së viktimës. Stiven Toshkëzi po kthehej nga puna me makinë, teksa si pasagjer kishte edhe një shok. Të rinjtë kanë debatuar përtej xhamit për pak sekonda dhe menjëherë autori i krimit i drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin.

Në krahun e pasagjerit ndodhej shoku i viktimës, i cili del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen. Më pas ai tenton të përleshet edhe me Aksel Hoxhaj, por të rinjtë janë larguar me vrap.

20-vjeçari nuk arriti t’ju mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia ka arrestuar shokun e autorit të krimit Ensi Mazen, ndërkohë Aksel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit