Publikohen pamjet e 22-vjeçares nga Kenia para se të dhunohej mizorisht

Publikohen pamjet e 22-vjeçares nga Kenia para…

Është publikuar momenti kur Joy lë ambientet e kazinosë ku punonte në Tiranë.

22-vjeçarja nga Kenia u largua nga puna vetëm rreth 2 orë përpara se të dhunohej barbarisht nga persona ende të paindentifikuar.

Tv Klan ka siguruar këtë fotot nga kamerat e kazinosë ku shihet e reja, Xhoi, në shoqërinë e një vajze tjetër, e cila rezulton të jetë shoqja e saj e dhomës.

Pamjet ku shfaqet 22-vjeçarja nga Kenia janë fiksuar në orët e para të mëngjesit të datës 13 Gusht, sapo ajo kishte përfunduar turnin e punës në kazino.

Pasi mbylli orarin, ajo u dërgua me furgonin e punës në hostelin ku strehohej pranë zonës së njohur si vilat gjermane, në këtë godinë 3 katëshe ku dyshohet se dhe u dhunua.

Kush tentoi ta vriste? Del fotoja e Joy-t pak momente para se të dhunohej
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit