Publikohen pamjet, si u konsifskuan rreth 500 mijë euro në kamion

Publikohen pamjet, si u konsifskuan rreth 500…

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e superoperacionit në portin e Durësit, ku u sekuestuan rreth 500 mijë euro.

Blutë njoftojnë se më konkretisht janë sekuestruar 498.850 euro në një kamion dhe gjatë operacionit është arrestuar drejtuesi i automjetit me iniciale A.Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Paratë u gjetën të fshehura në disa pako në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios. 56 vjeçari akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit