Publikohen pamjet, ky është lokali në Tiranë që i vunë lëndë plasëse

Publikohen pamjet, ky është lokali në Tiranë…

Autori i shpërthimit tek lokali përballë gjimnazit ‘’Petro Nini Luarasi’’ në Tiranë është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Siç raporton bw, sipas pamjeve filmike autori ishte me kostum sportiv dhe kapuç dhe u largua në këmbë pasi hodhi lëndën plasëse.

Në pamjet është parë autori teksa lë pakon brenda rrethimit të lokalit dhe largohet. Ndërkohë pista që po hetohet është konkurrenca.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, tha policia.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit