Publikohet ekspertiza mjeko-ligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së Lear Kurtit

Publikohet ekspertiza mjeko-ligjore, zbulohet shkaku i vdekjes…

Prokuroria e Tiranës ka bërë publike ekspertizën e vdekjes së Lear Kurtit. Ky i fundit humbi jetën teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital.

Sipas ekspertizës, 32-vjeçari ka humbur jetën nga helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë. Kjo ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr. 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:Mbidozim (Helimim) akut me lëndënarkotike e llojit kokainë. Ishemi acute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatitkronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurtika qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akutetëmiokardit që ka sjellë për pasojë asistolinëkardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit