Publikohet fotografia, ky është personi që u arrestua pasi plagosi gruan e tij në Fushë Kosovë

Publikohet fotografia, ky është personi që u…

Idriz Alija, 73-vjeçar, plagosi rëndë mëngjesin e së martës gruan e tij, Sherife Tahiri.

Alija është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq Sherife Tahiri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

73-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’ nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ nga neni 393 të KPRK-së.

Emri i tij është bërë i ditur nga mediat, teksa është publikuar edhe fotografia e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit