
“The Dead List”, është një faqe interneti e cila “parashikon” vdekjet e mundshme të personave të njohur dhe së fundmi, kjo listë ka publikuar disa emra që kanë gjasa të vdesin në vitin 2022. Shumë prej personave nuk e besojnë këtë faqe, por ajo që vlen të theksohet është fakti se “The Dead List” kishte parashikuar saktë vdekjen e Princit Philip vitin e kaluar, ndërsa nga 50 vdekje të parashikuara, 12 dolën të sakta.
Sipas faqes në fjalë, rregullat e “Listës së Vdekjeve” janë:
Kandidatët duhet të jenë mjaft të famshëm në mënyrë që vdekja e tyre të raportohet nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar, kandidatët nuk mund të jenë në liste vetëm për faktin se kanë gjasa të vdesin së shpejti dhe se vetëm 25 kandidatë mund të rishfaqen nga lista e vitit të kaluar.



