Publikohet lista/ Ja ku shqiptarët do të mund të udhëtojnë pas 1 Korrikut

Publikohet lista/ Ja ku shqiptarët do të…

Lajme të mira për ata që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë vendit.

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen – dhe kush do të ndalohet. Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, nuk është në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet se janë në listën e mos-hyrjes për shkak të përgjigjeve të tyre ndaj virusit. Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën të marrin një vendim mbi të cilin vendet do të ndalohen nga hyrja edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, me një diplomat të BE duke i thënë Euronews se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Euronews ka marrë, nga burimet diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Europës, dhe mund të konfirmojë që Brazili, Katari, ShBA dhe Rusia nuk janë me të vërtetë në të. Burimet gjithashtu hodhën në dyshim datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke sugjeruar se marrëveshjet nuk do të vijnë me kohë.

Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë, sipas draft listës, është si më poshtë:

Vatikani

Monako

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukraina

Shqipëria

Turqia

Kosova

Republika Popullore Demokratike e Koresë

Turkmenistan

Vietnami

Kina

Tajlanda

Myanmari

Mongolia

Japonia

Korea e Jugut

Gjeorgjia

Butani

Libani

Indonezia

Uzbekistani

India

Taxhikistani

Kazahstani

Palau

Zelanda e Re

Australia

Dominica

Bahamas

Shën Lucia

Uruguai

Xhamaika

Kuba

Guyana

Paraguaj

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanada

Angola

Tunizia

Namibia

Uganda

Mozambiku

Mauritiusi

Zambia

Rwanda

Etiopia

Maroku

Algjeria

Egjipti

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit