Publikohet Përgjimi/ Zaev për shqiptarët: Nuk vlejnë as për pesë pare!

Publikohet Përgjimi/ Zaev për shqiptarët: Nuk vlejnë…

Në media, është publikuar një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili thotë se “shqiptarët s’vlejnë as pesë pare”.

Indeksonline ka siguruar bisedën ndërmjet Zaevit dhe një “X” personi. Ndërkohë, në videopërgjim biseda mes Zaev dhe personit tjetër ka qenë çështja e votës. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”.

Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”. Për më tepër dëgjoni videopërgjimin. /Gazetaatdheu.com/

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/277176066718873/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit