Publikohet reklama ku morën pjesë banditët shqiptarë, shfaqet edhe xhipi i zi

Publikohet reklama ku morën pjesë banditët shqiptarë,…

Ata vendosën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre me armë. Për të treguar se cili grup komandon zonën. Kush është lider dhe kush ka zona dhe dyqane nën kontrollin e tij dhe më e rëndësishmja, kushdo që guxon të ngatërrohet me to do ta kuptojë sa të pamëshirshëm janë.

Ky është një nga skenarët që po shqyrton policia për të shtënat në një kafene Nea Joni ku mbeti i vdekur shqiptari 39-vjeçar Pëllumb Ismaili. 

Burri që shihet në të majtë të fotos mësohet se është ai që hapi zjarr brenda kafenesë, duke vrarë 39-vjeçarin, që ishte në kafene kur dy bandat nisën sherrin.

E tronditur qartë nga ajo që ndodhi, gruaja e bashkëpronarit të dyqanit flet duke sqaruar se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk e dinin se cilët ishin grupet e përfshira në ngjarje.

Rastësi tragjike

Bashkëpronari i kësaj kafeneje dhe gruaja e tij, dëshmitare okulare e sherrit, janë prindërit e 16-vjeçarit që u godit me thikë një ditë më parë në Patisia nga katër bashkëmoshatarë të tij për një celular, raporton mega.

Dy incidente që nuk lidhen veçse si lojë e shëmtuar e fatit, me djalin që po trajtohej jashtë rrezikut për jetën në spital dhe 39-vjeçari që u vra në mënyrë të rastësishme brenda dyqanit.

Oficerët e policisë, të cilët po vijojnë hetimet për identifikimin e anëtarëve të dy bandave, duket se i lidhin disa prej këtyre personave me një person që ndodhet në burgjet e Domokos dhe thuhet se ndër të tjera ka rol drejtues në çështjet e mbrojtjes.

Bëhet e ditur se janë identifikuar katër persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa mësohet se klubi që ata mbajnë në sheshin Atika dhe kanë si bazë, është gjobitur dy herë gjatë periudhës së koronavirusit për shkelje të masave të karantinës.

Në kërkim një grua

Policia greke ka bërë me dije se është vënë në kërkim të një gruaje, e cila në momentin e vrasjes ka qenë e ulur me shqiptarin në tavolinë, shkruan Zougla. Teksa nuk dihen ende arsyet e arratisjes së saj, policia po e kërkon për t’i marrë dëshminë dhe për të zbuluar nëse vërtet shqiptari nuk ka pasur lidhje me bandën. 

Publikohet reklama

Anëtarët e bandës që vranë shqiptarin kanë marrë pjesë në një reklamë. Siç raporton Newsbomb.gr, aksioni i tyre ka nisur në periudhën 2013-2014 kur ata vetë postuan në YouTube një video ku “reklamojnë” makinat e tyre mes tyre dhe xhipin e zi, i cili ishte parkuar jashtë kafenesë natën e vrasjes. 

Në video ata artikulojnë edhe faktin se “disa duhet të ikin” dhe indirekt pranojnë pjesëmarrjen e tyre në episodet e mëparshme me armë, molotovi dhe zjarre. 

Siç është bërë e ditur, ata janë aktivë në trafikun e drogës dhe në “mbrojtjen” e dyqaneve, duke “reklamuar” dominimin e tyre në qytet, për të cilin thonë se është i padiskutueshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit