Publikohet vendimi/ Nga korriku do të rriten tarifat për shërbimet në Portin e Durrësit

Publikohet vendimi/ Nga korriku do të rriten…

Nga muaji korrik në Portin e Durrësit do të aplikohen tarifa të reja. Udhëzimi për ndryshimin e tarifave është publikuar me datë 4 maj me titullin “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2023”. Ky vendim është marrë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ku duket qartë që tarifat kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Konkretisht disa prej tarifave si: tarifat e portit dhe kanalit për Anije për tragete deri në 13,000 Gt (T 1) rritet rreth 5%, tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet me kontejnerë rritet 2,6%. Ndërsa  për anije transporti mallrash rifuxho dhe gjeneralë rritet 2,5 %.

Udhëzimi i ri sjell me detajuar tarifat për skafet turistike, ndryshe nga sa përcaktohen aktualisht, duke i ndarë ato në periudhë të pikun të turizmit dhe jashtë periudhës së pikut ku përcaktohen tarifa gati 50% më të ulëta se ato të periudhës qershor-shtator.

Më poshtë shohim një krahasim mes tarifave që ishin përcaktuar në vitin 2021 dhe tarifave që do të aplikohen nga muaji korrik. Sepse në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se tarifat e reja do të aplikohen pas 60 ditësh. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit