Publikoi video duke kërcyer në varreza/ Megi Pojani: E bëmë që të qeshte mami

Publikoi video duke kërcyer në varreza/ Megi…

Pas videos skandaloze duke kërcyer në varreza, që u kritikua mjaft në rrjet dhe u bë virale, Megi Pojani ka treguar sot arsyen pse e bëri këtë.  

Ajo tha se nuk e di se kush e ka ripublikuar këtë video. Por, u shpreh se atë video e ka bërë më shumë që të qeshte e ëma. Pasi kjo e fundit është shumë e ndjeshme dhe e përjeton keq sa herë shkojnë në varreza për t’i pastruar.

Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të bëhej, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare.

Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin, nuk është një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit. Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stërgjyshes sime. Një proces shumë intim.

Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka”, tha Megi.

Sakaq, ai tregoi se shumë njerëz e gjykojnë dhe e bezdisin me telefonata për videot që ajo publik. Madje tregon se bezdisin dhe familjarët e saj. Ndërsa në fund kërkoi falje për të gjithë ata që janë prekur nga ajo video.

Unë kam kërkuar një falje publike, është hera e parë që e bëj një gjë të tillë. Ju kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar dhimbjen e madhe të një njeriu që nuk e kanë më që e kanë dashur fort. Ju kërkoj falje njerëzve që janë të ndjeshëm nga ai vend”, tha moderatorja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit