Puka dhe Shkodra ngelin pa drita

Puka dhe Shkodra ngelin pa drita

Reshjet e shiut dhe kushtet e rënduara atmosferike kanë lënë pa energji elektrike disa zona të qarkut Shkodër.

Bashkia Pukë, qytet dhe disa fshatra kanë mungesë energjie prej disa orësh. Raportohet se në qytet ende nuk është identifikuar defekti, ndërsa në fshatra shkak për mungesën e energjisë, janë transformatorët, bashkimi i përcjellësve dhe këputjet e linjave. Gjithashtu probleme ka në zonën e Vermoshit dhe Dukagjinit. Probleme janë paraqitur edhe në disa rrethina të Shkodrës.

Problematikat me energjinë elektrike janë sa herë që ka përkeqësim të motit dhe kjo ndodh për shkak të amortizimit të telave, por edhe mosrregullimi i rrjetit të energjisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit