Pukë, familje të varfëra që nuk kanë mundësi të festojnë Vitin e Ri

Pukë, familje të varfëra që nuk kanë…

Në Pukë, në këto prag festash ndihet varfëria në familjet që banojnë në atë zonë. VOA bën me dije se në bashkinë malore të Pukës, me mbështetjen financiare të shqiptarëve të Amerikës, një grup të rinjësh vullnetarë po shpërdajnë pako me ushqime për familjet e varfëra, që edhe ato të festojnë Krishtlindjen dhe Vitit e Ri.

Sipas INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa, sipas Bankës Botërore, varfëria është e përhapur në rreth 38% të popullatës në Shqipëri. Ndërkohë artisti pukjan me banim ne SHBA, Fran Gjoka, është një nga kontribuuesit i cili prej disa ditësh po shpërndajnë pako ushqimore për familjet e varfëra, në Pukë dhe Fushë-Arrës.

Në këto ditë ku duhet të ndihet atmosfera e festave, qyteti i Pukës dhe shumë familje atje po jetojnë në skamje dhe e vetmja shpresë është kontributi i shqiptarëve që u hedhin sy familjeve të varfëra, pasi shteti i ka lënë në harresë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit