“Punën që bën panairi i librit për 5 ditë, nuk e bën qeveria për kulturën në 4 vjet”

“Punën që bën panairi i librit për…

Shkrimtari u njohur Rudi Erebara ka dhënë një intervistë për Kumtarin. Shkrimtari që është është fituesi i çmimit prestigjoz europian të letërsisë, por njëkohësisht edhe aktiv në jetën publike me opinione kulturore dhe politike ka deklaruar se punën që bën panairi i librit për 5 ditë, nuk e bën qeveria për kulturën në 4 vjet.

 Z. Erebara, fillimisht dua t’ju falënderoj që pranuat të jepni këtë intervistë për Kumtarin.

-Z. Erebara, ju keni studiuar në Akademinë e Arteve të bukura, më pas, përveç si autor i dy librave me poezi, Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013 dhe Dy romaneve Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016, jeni marrë edhe me analizë politike. Keni qenë, siç ju e përmendni shpesh, edhe emigrant në New York. Si ka qenë përvoja juaj si një njeri i cili vinte nga artet dhe shkonte emigrant? Si e keni përballuar? E bëj këtë pyetje pasi emigrimi është temë dite në Shqipëri prej 30 vitesh, të gjithë duan të emigrojnë.Erebara:  Faleminderit për intervistën! Unë në Amerikë shkova përmes artit. Ishin një grup artistësh të ftuar të hapnim ekspozitë pikture në Karolinën e Veriut. Kishim me vete rreth 200 piktura. Hapëm në fakt 3 ekspozita të përbashkëta. Si të rinj, sigurisht që mendonim Amerikën e madhe ndryshe, por këtë e kam kuptuar më vonë se idealizonim vende e gjëra, nga mungesa e shpresës dhe ndrydhja që na kishte lënë në tru diktatura. Ne shkuam ne 1996 nga shtatori, patëm një ngatërrese bagazhesh qe na erdhën në tetor, edhe për këtë u detyruam të shtyjmë hapjen e ekspozitës se na ngelën disa piktura në avion. Pastaj kur ne po bëheshim gati të ktheheshim, ishte 1997. Kështu që Amerika pastaj si ilegal, ishte e rëndë në fillim, hamall, zift, beton, hamall prapë, pastaj shumë më ndryshe me profesion. Hidraulik kam punuar per rreth 5 vjet diçka më tepër, derisa u ktheva. Kur u ktheva u pendova rëndshëm pse u ktheva, por pastaj koha iku, edhe nuk lahesh dot në të njëjtin lum. Me vlerë vlen të them se shumica absolute e shqiptarëve që kam njohur në Amerike, rrinin aty ilegalë, sepse nuk mund të ktheheshin dot më. Padrejtësi e madhe shumë si na trajtojnë. Dënglat e demoracisë. Dëngla me non grata, edhe shqiptarin e bëjnë me bisht. Ne kur na vijnë këtu i vemë në ballë të tavolinës, u japim edhe dhomën e gjumit të flenë, e shkojë si qeni flemë në divan për mikun e jashtëm.

-KumtariNë vlerësimin tim, ju jeni një nga shkrimtarët dhe përkthyesit më të mirë bashkëkohor shqiptar. Si Fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë me romanin Epika e Yjeve të Mëngjesit, a mund të na flisni pak rreth suksesit të këtij romani dhe cili mendoni ju ka qenë arsyeja e suksesit që çoi në marrjen e këtij çmimi prestigjoz?
-Erebara:  Romani u përkthye dhe u botua, tamam në kohën kur unë e kisha mbledhur mendjen se nuk do të bëhej gjë. Se kjo punë qe mbyllur. Për çmimin kam folur aq sa jam bërë i mërzitshëm, para 5 vjetëve kur e mora. Megjithatë sot i jam mirënjohës si për gjithë jetën, Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë që më zgjodhi për këtë çmim të rëndësishëm europian. Me rëndësi është fakti se u përkthye dhe botua nga 4 shtëpi të ndryshme në Europë, një libër për periudhën e dikaturës komuniste në Shqipëri. Tani historia jonë, bëhet pjesë e historisë së Europës, përmes një romani 700 faqësh. Atë vit që u vlerësova me çmimin letrar, për çudi, pjesa më e madhe e fituesve kishin romane me temë emigracionin, edhe vinin të gjithë nga vende anëtare të Bashkimit Europian.-Kumtari:Z. Erebara, dje u hap “Panairi i Librit”. Ç’mendoni ju për këtë event kulturor? Sa i tillë është, dhe a organizohet ai në nivelin e duhur për t’u quajtur eventi kulturor i vitit?-Erebara: Është punë e mirë që u rihap pas pandemisë. Aq punë sa bën panairi i librit për 5 ditë nuk e bën qeveria shqiptare për kulturën ne 4 vjet.-Kumtari:Ju, përveçse shkrimtar, jeni edhe një përkthyes shumë cilësor. Së fundmi keni përkthyer një autor jo shumë të njohur për shqiptarët, japonezin Osamu Dazai, “Dielli që Perëndon”. Si shkrimtar dhe përkthyes, ç’mendim keni ju për lexuesin, ose të themi për shqiptarët si lexues?

A lexojnë shqiptarët në tërësi? Po brezi i ri?
-Erebara:  Osamu Dazai botohet për herë të parë besoj në Shqipëri. E përktheva “Dielli që Perëndon”, sepse aty shkruhet jeta japoneze pas luftës e pas pushtimit amerikan. Përmbysja e gjithë jetës tradicionale të mbështetur në nder, në të mirë e në të keqe, në dashurinë pa interesa, etj. Shqiptarët lexojnë, por ata që lexojnë janë pak. Shqiptarët lexojnë sipas trendit më të fundit, dmth siç i drejton reklama. Ata lexues që janë të rregullt, mendoj se janë fatkeqsisht pak që të kenë efekt në treg. Edhe duke qenë pak, janë një shtresë në mbijetesë si libri i mirë. Megjithatë, lajm i mirë shpresëdhënës është se po bëhen panaire libri jo vetëm në Tiranë një herë në vit, por edhe nëpër qytete të tjera. Brezi i ri leximtar, ka gjuhët në majë të gishtave. Shoh vajzën time të madhe. Lufta dhe Paqja e mori në anglisht ta lexojë. Dmth lexojnë, por nuk duhet të presim të lexojnë me detyrim shqip, sepse nuk ka më kohë si dikur.-Kumtari:Kumtari është një portal i ri, dhe në një bisedë praprake, kur po ju thoja për intervistën, ju më thatë që, nuk ecin gjërat kulturore këtu, njerëzit duan politikë dhe big brother. Si e shihni ju kulturën në mediat vizive, atë të shkruar, dhe nëse keni një mendim edhe për rrjetet sociale, të cilat janë bërë një fenomen që ka tërhequr masën?-Erebara: Të kujtosh fillimin e viteve 1990, menjëherë dallon se sa e rëndësishme ishte kultura për shoqërinë.Çdo gazetë kishte supelement kulturor. Në radio dhe televizion emisionet e kulturës ishin të rëndësisë së veçantë.Librat promovoheshin me nga njëqind të ftuar e me tepër. Kinematë ishin plot.Sallat e ekspozitave ishin plot si me pikturë, si me artdashës. Shfaqjet teatrale jepeshin nga nje muaj rresht. Ishte koha kur ishim te uritur. Kishim vetëm një gjë me bollik. Shpresën. Por pastaj shpresa iku bashkë me njerëzit.Edhe ja ku jemi sot. Kultura që të mbijetojë po ulë cilësinë gjithnjë e më tepër, që të hyjë pikërisht në rrjetet sociale.Kjo ndodh sepse rrjetet sociale janë si të thuash trena elektrikë në një metropol. E kanë kulturën të nevojshme sa të mbushet koha e udhëtimit. Kultura është aty një ushqim fast food, sa për t’u konsumuar se pastaj më vonë do të vijë vakti me teraqira.Por ky është një vakt që nuk vjen sepse njeriu edhe në mos qoftë i ngopur me fast foodin kulturor të rrjeteve,është i lodhur edhe nuk i hahet me. Rrjetet janë ajo që në fakt do masa. Rrjetet i ruajnë masës anonimitetin që e përbën,edhe i japin masës armët që u jep një revolucion. Rrjetet janë në fakt revolucioni për njeriun e sotëm.Revolucioni nuk ka nevojë për kulturë. Revolucioni kulturor komunist kinez kulturën luftonte.I fshinte të gjitha me një të rënë edhe e kthente njeriun në një numër që kërkonte të shumohejduke qënë i varur nga makina llogaritëse e shtetit. Revolucionin si dhe rrjetin, e ka lindur, e rrit dhe ushqen,urrejtja që kanë masat ndaj kulturës. Masat duan të hanë e të pinë. Kulturën e duan t’u zbukurojë muret edhe pjatat.Shembulli me i kollajtë që mund të sjell, janë njerëzit që fotografojnë perëndimin e diellit. Jo një foto, as 2. Njëqind foto.Edhe e shohin perëndimin që po ndodh nga ekrani i celularit. Sepse nuk ka më rëndësi dielli që po perëndon,por të shquhen në rrjet nga ku të marrin rrymën e adhuruar të pëlqimeve. Njerëzit duan të pëlqehennga të tjerët jo më për një meritë të veçantë, por thjesht se janë të barabartë në rrjet. Kanë mjete të barabarta.-Kumtari:Duke qenë se ju komentoni shpesh edhe aktualitetin politik, nuk e fshihni bindjen e të qënit i djathtë.Para se të shtroj pyetjen për të djathtën, një pyetje të ndërmjetme: -Si ka mundësi që ju,një personalitet që do donte ta kishte çdo parti, nuk keni punuar asnjë ditë në shtet, në institucione kulturore, as gjatë kohës që në pushtet ka qenë e djathta?-Erebara:  Kur ishim me Levizjen Studentore, nuk e kishim idenë se çfarë ishte në të vërtetë demoracia.Dinim vetëm se komunizmi nën të cilin ishim, qe gabim për disa, krim për të tjerë si ne.Unë përpiqem të jem i djathtë, dhe të përmirësoj kuotat e mia si i djathtë. Në Shqipëri fatkeqsisht ne nuk kemi të djathtë politike.Asnjë parti nuk është e djathtë në Shqipëri. Kur nisëm në 1990, po kishte kushte të kishim një të djathtë, por kjo nuk ndodhi.Nuk ndodhi se ne ishim zhytur aq thellë në tragjedinë e komunizmit, sa nuk mendonim dot kthjellët.Po komunizmi për çdo komb ku bie, është një tragjedi. Asnjë komb nuk ka dalë i shëruar prej komunizmit.Kombet prej komunizmit, janë shkatërruar. Edhe kjo ndodh prej pronës. Zhdukja e pronës,të cilën komunistët as nuk e kanë fshehur kurrë si synimin e tyre kryesor. Prona është ajo që përcakton një komb.Një komb rron në tokën e të parëve. Të parët kanë vendosur ta bëjnë pronë tokën ose prej burimit, ose prej lumit, ose për tregëti.Të tjerat pastaj kanë adhur si zhvillime. Njeriu i këtij kombi që ka tokë, nuk ikën nga toka se është i lidhur me tokën.Ky njeri nuk ka tokë ne vend tjetër as ku të rrojë as ku të varroset. Çfarë ndodhi në Shqipëri?Të gjithë e dimë çfarë ndodhi me pronën gjatë komunizmit edhe pas komunizmit.Ligji 7501 ua dha tokën falas atyre që e kishin edhe ata ikën. Pse ikën ata? Sepse njeriun që nuk do të punojë tokën,që nuk do vendin e tij, e ke të pamundur ta mbash. Ky njeri do të ikë të gjejë vendin ku i pëlqen të rrojë.Përse janë grumbulluar shqiptarët në Tiranë? Sepse në Tiranë është shteti.Shteti shkaktari kryesor i gjithë fatkeqësisë që u ka rënë shqiptarëve.Sepse shteti shqiptar është drejtuar nga njerëz që e kishin ëndërr Tiranën, jo Romën, Londrën, Parisin, Vjenën apo Athinën.Jo aspak! Donin të vinin në Tiranë ku nuk punohej, ku me pushkë në dorë ata mendonin se po drejtonin botën.Thjesht nuk donin të punonin në tokën që u kishte lenë familja apo ua dha shteti. Edhe sot besoj pasojat i dimë të gjithë.Unë meqë është pyetja nuk kam shkuar t’i lutem ndonjëherë njeriu.Edhe në Shqipëri kur e kam gjetur ngushtë kam punuar si në emigrim.Në Shqipëri nuk ka institucione kulturore. Ka vetem zyra ku marrin rrogën ushtarët e partisë,të cilët paguhen të vrasin njerëzit e kulturës.-KumtariZ. Erebara, kam dy pyetje politike. 1-Ç’mendim keni ju për qeverisjen në këto 8 vite, duke u nisur nga fakti që vendin e drejton një artist, i cili si ju vjen nga akademia? 2-Partia Demokratike është në ditët e saj më të zeza, si e shihni dhe ç’qëndrim keni ju për konfliktin midis Berishës dhe Bashës?-Erebara: Unë kam qenë në opozitë, edhe kam mbështetur opozitën kundër qeverisjes së këtyre 8 viteve.Nuk prisja në fakt ndonjë zhvillim tjetër nga qeverisja socialiste. Duhet të jemi populli i vetëm në botë që pret t’i dalë për mirë,diçka që është provuar më shumë se disa herë se ka dalë shumë keq, deri në katastrofë. Por janë ata që nuk i mban toka e vjedhur.Se hajduti nuk rron dot pa punëtorin. Vdes hajduti po nuk ka se ku vjedh. Vdes për bukë. Halli ynë është se ne kemi po aq hajdutë sa edhe punëtorë. Por njeriut punëtor, i duhet kohë të bëjë atë që hajduti ia vjedh për një dekik. Edhe kështu jemi varfëruar të gjithë bashkë pa shpëtim. Nuk ka investim që e sjell në terezi Shqipërinë e pronës së vjedhur. Janë varfëruar brez pas brezi ata që kishin punuar, edhe ku hajduti kishte ku vidhte ndonjëherë. Tani më të varfërit në Shqipëri janë ish pronarët që kanë ngelur pa ikur. Kanë ngelur pa ikur se nuk kanë moshën të ikin. Se një pjesë disa milionëshe ikën. Ikën edhe nuk do të kthehen më. Kështu që këtu ka ngelur të vidhet shteti, edhe shteti vidhet me qeveri.Partia Demokratike ka dalë jashtë formati. Ka dalë jashtë formati sepse nuk ka më mision. Dështoi në misionin më të rëndësishëm që kishte. Dekomunistizimin e jetës shqiptare. Jo vetëm që nuk i ktheu pronat, që të mbante shqiptarët në vendin e tyre, por ia dha pronat ca shqiptarëve të tjerë, të cilët ngaqë nuk i kishin të vetat i lanë, ikën, i shitën, i vodhën. U betonuan kilometra katrorë me qytete mbi tokën e bukës. Sot qeveria shqiptare formohet nga bijtë e ish byrosë politike. Partia demokratike ka mbërritur në një fund llogjik. Nuk vjen dot në fuqi sa të marrë qeverinë, sepse është një parti elektorale. Lindi si parti elektorale ku të gjitha interesat e klasave u fashitën në, ta quajmë, luftë kundër partisë shtet, erdhi në qeveri, nisi mirë edhe përfundoi këtu ku jemi. Zgjedhjet e fundit e vërtetuan se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme njerëzore, megjithë korrupsionin katastrofë që përbën sot gjithë shtetin shqiptar, nga roja te kryeministri, opozita nuk fitoi. Partinë socialiste e votojnë me bindje ata që kanë bërë diktaturën komuniste. Ky është fakt. Ky është realitet. Kështu do të mbetet përderisa shqiptarët ikin nga Shqipëria. Shqiptarët ikin nga Shqipëria sepse u kanë vjedhur pronën. Edhe hajduti që e ka vjedhur pronën e di se në Shqipëri të vjedhin pronën, siç të vjedhin votën, edhe hajduti ikën. Kështu që ne që kemi ngelur këtu, të lidhur me një apartament e një jetë të caktuar, do të presim të shohim kur të na ikin fëmijët. Do ikin fëmijët tanë, do ikin edhe fëmijët e hajdutit.Konflikti Berisha-Basha, është pjesë e psikologjisë tonë ndaj pronës.-Kumtari:Z. Rudi Erebara ju falënderojmë për intervistën!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit