Punësimi në UKT, Veliaj mbron Mira Kazhanin dhe Bieta Sulon

Punësimi në UKT, Veliaj mbron Mira Kazhanin…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar pas lajmit të publikuar se dy gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, ishin të punësuara në UKT dhe paguheshin nga kjo ndërmarrje, respektivisht me pagë 83 mijë dhe 55 mijë lek në muaj.

Sigurisht, zoti Veliaj njihet si një “ekspert”, që as zverdhet dhe as skuqet, kur lind nevoja për të prodhuar edhe justifikimet më absurde.

Ai e ka mbrojtur këtë praktikë, ku gazetaret që punojnë njëra në portal dhe tjetra në televizion, punësohen dhe paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, duke thënë se kjo gjë ndodh edhe në SHBA.

Më tej Veliaj tha se UKT-ja merr eksperiencën e këtyre specialisteve në media dhe gjen më të mirat në treg.

“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdha në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht. Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën se si do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci.”, shprehet Veliaj ndër të tjera në emisionin “Real Story

Publikimi i lajmit se dy gazetaret janë paguar me para të taksapaguesit, me rroga të konsiderueshme, ka irrituar tej mase shumë qytetarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit