Punësimi sezonal, Greqia shtyhen lejet e posaçme të qëndrimit për shqiptarët

Punësimi sezonal, Greqia shtyhen lejet e posaçme…

Greqia ka nevojë për krahun e lirë të punës që i vjen nga Shqipëria dhe që përqendrohet kryesisht në bujqësi e ndërtim.

Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.

Qarkorja e posaçme është dërguar pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit, në prefektura.

Ato urdhërojnë drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

Qarkorja sqaron se, mbetet e pa ndryshuar procedura.

Pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin.

Ai bëhet pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit, në prefekturën e zonës që banon.

Ai duhet të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes së banesës.

Po ashtu, duhet ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, si dhe të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës.

Po ashtu, pronari duhet të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumenteve.

Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi.

Që prej fillimit të kësaj procedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë.

Shumica dërrmuese e tyre, janë shqiptarë.

Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qenë kryesisht në zonën e Veriut të Greqisë, në sektorin e frutikulturës.

Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave.

Ata përqendrohen në zonat e Larisës, Volosit, si dhe për sezonin e mbledhjes së ullinjve dhe portokajve në vjeshtë.

Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës, në procese të cilat nuk preferohen prej vendasve.

Pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit