“Punësohen” shoferët, largojnë shembjet masive të gurëve në Klos-Bulqizë

“Punësohen” shoferët, largojnë shembjet masive të gurëve…

Sërish probleme të shumta në rrugën nacionale Klos-Bulqizë. Këtë herë në vendin e quajtur Klos-Katund.  Shembja e gurëve ka rrezikuar jo pak jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të pasagjerëve. Marrë shkas nga situata e krijuar, këta të fundit kanë dalë  në rrugë për të larguar gurët e mëdhenj.

Shembja e gurëve pamundësoi qarkullimin normal të makinave në të dyja anët e lëvizjes, duke krijuar kështu një varg të gjatë makinash. Rënia e gurëve në rrugë është bërë e rrezikshme ditët e fundit në aksin nacional Klos – Bulqizë e për këtë arsye apelohet kujdes i shtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit