Punëtorët e huaj nuk janë zgjidhje/ Ankohet biznesmeni në Durrës: Më janë zhdukur dy vajza nga Nepali

Punëtorët e huaj nuk janë zgjidhje/ Ankohet…

Turizmi në Shqipëri prej disa javësh po bëhet gati të çel sezonin turistik por mungesa e stafit ka bërë me dhimbje koke pronarët e hoteleve dhe restoranteve. Largimi i shqiptarëve për shkak të pagave të ulta ka bërë që vendet e shërbimit në bregdet të mbeten bosh. Pronarët e këtyre subjekteve po mundohen të plotësojnë nevojat me staf të huaj por kjo nuk duket të jetë zgjidhje.

Bangladeshasit, filipinezët, marokenët apo edhe indianët, kanë kaluar në Shqipëri si tranzit duke gënjyer se kërkojnë punë. Pasi kanë siguruar një shumë të ardhurash, ata janë larguar nga Shqipëria duke lënë vendet e punës bosh. I tillë është edhe rasti i fundit i një biznesmeni nga Durrësi.

Ai ka denoncuar në polici se dy punëtore nga Nepali i janë larguar nga puna pa lënë asnjë gjurmë. Shtetasi I.K., kishte punësuar një 35vjeçare dhe një 23-vjeçare në sektorin e higjenës së hotelit të tij, por që pas ditës së kësaj të enjte ato nuk janë dukur më në ambjentet e punës.

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës” – njofton Policia e Durrësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit