Punëtorët e porteve në Itali në grevë kundër vaksinimit të detyruar, rrezikohet tregtia me Shqipërinë

Punëtorët e porteve në Itali në grevë…

 Punëtorët e porteve në Itali janë revoltuar kundër vaksinimit më detyrim. Me parulla: “Jo fashizmit, jo pasaportës jeshile”, ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër green pass, pasaportës së vaksinimit e cila u jep prioritete personave që janë të vaksinuar dhe privon nga shumë të drejta ata që nuk duan të vaksinohen.

Të paktën 6,000 punonjës janë në grevë në portin madhor të Trieste, që është një qendër detare e veriut të Italisë dhe e lidhjeve me Gjermaninë, Austrinë dhe Evropën Qendrore.

Greva nisi gjthashtu në portin e Genoa e Ancona, si dhe Napoli, ndërsa trazira më të pakta kishte në  portet e Venecia, Palermo, e Gioia Tauro, raportonte agjencia Ansa.

Në pankartat e punëtorëve dëshmia e vaksinimit krahasohej me “teserën e partisë fashiste”, pa të cilën në kohën e Duçes nuk mund të merrej asnjë shërbim në dyqanet e zyrat publike.

Kjo grevë rrezikon dhe tregtinë më Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit