Punëtori 62- vjeçar bie nga lartësia sillet me helikopter nga Saranda në Tiranë

Punëtori 62- vjeçar bie nga lartësia sillet…

Nuk kanë të ndalur aksidentet në vendin e punës. Ditën e djeshme Servet Ziflaj, 62 veç ka rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte në Sarandë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur në spitalin e Sarandës, i plagosur rëndë dhe paraditen e sotme është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit