Punëtori i bashkisë humb jetën tragjikisht për faj të kushteve të punës

Punëtori i bashkisë humb jetën tragjikisht për…

E.B 56 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan pasi u aksidentua teksa ndodhej mbi një vinç për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit.

Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku dyshohet se për shkak të një defekti të vinçit 56-vjeçari është rrëzuar ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Kjo është një situatë e përsëritur pasi kanë ndodhur dhjetëra raste ku individët kanë humbur jetën në vendin e punës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

Në një intervistë për TVA NEWS inxhinieri elektrik Azmer Duleviç u ndal tek sigurua dhe kushtet në punë, ku bëri thirrje mos pranoni të punoni nëse kompania nuk ka kushte sigurie.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit