Punëtori plagoset nga masivi i gurëve, blutë fshehin ngjarjen

Punëtori plagoset nga masivi i gurëve, blutë…

Një punëtor në Berat është plagosur pas shkëputjes së një masivi shkëmbor në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit.

Sipas informacioneve për mediat, i plagosuri Anduel Hoxha është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10 të paradites, ku Hoxha është zënë poshtë nga një masiv gurësh dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit.

Anduel Hoxha është punëtor i kompanisë me pronar Astrit Bejko, një person i cili është ndaluar disa herë nga policia për aktivitet të paligjshëm në malin e mbrojtur të Tomorrit.

Policia akoma nuk ka njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit