Punimet në Lagunën e Nartës/ Largimi i dyshimtë i kompanisë turke nga Aeroporti i Vlorës

Punimet në Lagunën e Nartës/ Largimi i…

Punimet për aeroportin e Vlorës kanë avancuar, edhe pse është një nga kontratat koncesionare më të kritikuara, për shkak se rreziko Lagunën e Nartës, që është një zonë e mbrojtur. Pas shumë debateve dhe kritikave, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh. Edhe pse askush nuk foli për të, largimi i kësaj kompani ka shtuar dyshimet rreth projektin, por edhe shqetësimet se çdo të bëhet në këtë zonë mjedisore të mbrojtur.

Duke theksuar se ky projekt që në prezantimin e tij është kundërshtuar edhe nga organizata ndërkombëtare mjedisore. Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

 Dhe punimet po vazhdojnë, por çfarë ndodhi që njëra firmë hoqi dorë?

Kujtojmë se në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli. Në partneritet me kompaninë turke, Yda Group.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke. YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare, Valon Lluka, ka deklaruar në një intervistë për BIRN Se firma turke u largua nga projekti pasi nuk iu përgjigj investimit të premtuar. Por, nga ana tjetër ekspertët shprehen se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.

Sipas kontratës qeveria shqiptare ka marrë përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Atëherë thellohen e më shumë dyshimet pse kompania turke u tërhoq. Ndërsa organizatat e mjedisit shprehen se do të vazhdojnë përpjekjet për të anuluar këtë projekt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit