Punon për Artan Dulakun?/ Zbardhet emri i kompanisë së sigurimit që i dha pistoletë Erik Fullanit

Punon për Artan Dulakun?/ Zbardhet emri i…

Erik Fullani u pajisë me një armë pistoletë të tip “Glock” pranë kompanisë së sigurimit, “Safe Security Albania”. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të CONCORD INVESTMENT shpk, zotëron 100% të kuotave të kapitalit të kësaj shoqërie.

Vetë kompania Concord, është në pronësi të vëllezërve Dulaku, Adrian Dulakut, Artan Dulaku and Genci Dulaku. Më i njohuri nga këta, është pikërisht Artan Dulaku, si biznesmen i ndërtimit të kullave dhe pronar televizionesh.

Mësohet se Erik Fullani ishte punësuar nga kompania e sigurimit dhe më pas do të shkonte të shoqëronte personin VIP që kishte nën ruajtje dhe mbikëqyrje. Nuk bëhet me dije cili ishte personi VIP që Erik Fullani kishte marrë nën mbrojtje, apo kontrata e punës pranë kësaj kompanie.

Sipas ligjit, në momentin që përfundon orarin e punës arma duhet të dorëzohet në vendin ku punon. Pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë, pistoleta është dorëzuar pranë kompanisë, duke mos iu lënë në dorë Erik Fullanit.

Mbetet i dyshimt rasti i djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë sesi përfundoi punë si trupërojë, e aq më tepër dyshime ngrihen edhe nëse biznesmeni Artan Dulaku “mbuloi” këtë rast duke e kamufluar Erik Fullanin si punonjës të kompanisë së tij.

Erik Fullani njihet për jetën e tij luksoze, festat në vilat dhe apartamentetet e tij, makinat dhe orat e shtrenjta, si dhe frekuentues i rregulltë i lokaleve të natës. Ai në estradën shqiptare nihej si VIP, ndaj ngrihen dyshime sesa qendrojën pretendimet e Policisë për shoqërimin e tij në komisariat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit