E kishte vartës dikur, Tahiri përballet me Jaeld Çelën në Gjykatë

E kishte vartës dikur, Tahiri përballet me…

Do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca e radhës për Saimir Tahirin dhe Jaled Çelën, me kërkesën e njëjtë të të dyve për të fituar pafajësinë.

Kjo është seanca e parë ku ata do të jenë së bashku, ish-shef dhe ish-vartës, pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga ana e avokatit të tij Maks Haxhia, ndërkohë që Çela pritet të mbërrijë i shoqëruar nga forcat e rendit, nga ambientet e paraburgimit për në Gjykatë.

Jaleld Çela në ndryshim nga Saimir Tahiri, që është dënuar me punë vullnetare ka marrë dënim me burg.

Ai u dorëzua në 16 Maj të këtij viti, ndërkohë që akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të policisë së Vlorës ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi Habilaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit