Punonin në një ‘fabrikë’ kanabis, dënohen dy shqiptarë në Britaninë e Madhe

Punonin në një ‘fabrikë’ kanabis, dënohen dy…

Autoritetet në Britaninë  e Madhe kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Këta të fundit sipas BBCnews janë identifikuar si Andil Mucolli dhe Ilirjan Jaho, ndërsa janë dënuar me burgim në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit

. Ata janë arrestuar teksa punonin në një ‘fabrikë’ kanabis, ndërsa kapnin fitime marramendëse prej 1.6 milion paund. Laboratori i drogës ishte në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West Walls të Carlisle. Andiol Mucolli. 25-vjeccari dhe 42-vjeccari nga Shqipëria pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për dy vjet. Në ndërtesën me 9 dhoma, e përshtatur për prodhimin e drogës, u gjetën dhe sekuestruan u gjetën pothuajse 1700 bimë, 276 prej të cilave ishin korrur.Fabrika kishte sisteme ajrimi, ndriçimi, kontrolli të temperaturës dhe ujitje, duke përfshirë një tub të madh argjendi që kalonte nëpër ndërtesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit