Punonjëset e fasonerisë në protestë, nuk morën pagë lufte. Luan Baçi në mbështetje: Do vëmë në vend çdo padrejtësi

Punonjëset e fasonerisë në protestë, nuk morën…

Kryetari i PD për Fierin Luan Baci nepermjet nje shkrimi ne Facebook denoncon faktin se në qytetin e Fierit, qeveria nuk ka dhënë pagat e luftës për punonjësit  e fasonerive.

Baci shprehet se kjo është një padrejtësi e qeverisë dhe se duhet vënë në vend drejtësia.

Postimi i Luan Bacit:

Protesta te vazhdueshme, te qytetareve Fierak, ne kerkim te te drejtave te tyre.

Zonja, nena dhe motra te nderuara, me guxim dhe kurajo, punonjese, te fasonerive, kerkojne “pagen e luftes” pagen e premtuar nga genjeshtaret dhe te korruptuarit qe qeverisin prej 7 viteve.

Jane me qindra dhe mijra qytetare  dhe  biznese te vogla, qe ndihen te mashtruar dhe jane te vjedhur.

Jemi ne mbeshtetje te kerkesave te tyre te ligjshme dhe te drejta ne mbeshtetje te protestave te tyre.

I sigurojme ata se Partia Demokratike, do te veje ne vend çdo padrejtesi, qe u ben qeveria e korruptuar e Edi Rames.

Zgjidhja tashme eshte vetem nje.

Largimi i qeverise se korruptuar te Rames. /Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit