Punonjëset e fasonerive në Fier dhe Korçë, protestojnë për “pagën e luftës”

Punonjëset e fasonerive në Fier dhe Korçë,…

Punonjëse e fasonerive në Korçë dhe Fier, kanë protestuar ditën e sotme pasi nuk kanë marrë pagën e luftës të akorduar nga qeveria për personat që kanë humbur punën nga epidemia e koronavirusit.

Në Fier, punonjëset shprehen se ato edhe pse kanë shkuar në punë nuk janë paguar ndërsa shtojnë se janë në kushte të vështira ekonomike.

Duam pagën se punuar dhe disa morëm disa jo. Do të vijojmë të punojmë skam çfarë të bëj se jam e divorcuar kam një fëmijë për të mbajtur”-është shprehur një nga punonjëset.

Një tjetër thekson se dhe pse në kushte të vështira dhe të rrezikshme ato kanë shkuar në punë..

Kërkoj pagën e luftës pasi në një situatë të vështirë kam ardh në punë dhe pagë nuk mora. Ndërsa shoqet që kanë vejtur në shtëpi kanë marrë pagën e luftës duke qëndruar në shtëpi. Pasi unë vija dhe kam marr pagë për orarin e shkurtuar që vija në punë”-është shprehur një tjetër punonjëse, për Abc News.

Ndërsa në Korçë, një nga punonjëset shprehen se administratorët nuk kanë aplikuar për të marrë pagën por kanë aplikuar për të marrë asistencën gjë e cila sipas tyre përfitohej edhe më parë ndërsa kërkojnë “pagën e luftës”. /Hashtag

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit