Punonjësi gjen merimangën helmuese në supermarket, e zbuloi kur po paketonte... bananet

Punonjësi gjen merimangën helmuese në supermarket, e…

Një supermarket në Angli ka nisur një hetim, teksa një nga punonjësit gjeti një merimangë.

Merimange, që dyshohet si një nga më helmueset në botë, u gjend duke u zvarritur tek rafti i bananeve.

Punonjësi i Tesco, Jack Farrar, nga Portsmouth, e zbuloi dhe e filmoi merimangën, duke e ndarë në rrjetet sociale.

Merimanga besohet se është nga zona e Brazilit.

Një pëfaqësues i supermarketit u shpreh se kultivuesit punojnë me kujdes për të pastruar të gjithë frutat që ata shesin, para se të paketohen e të transportohen, dhe kjo është diçka shumë e rrallë.

Kjo nuk është hera e parë që merimangat janë gjetur në bananet e Tesco-s në fakt. Në qershor 2015, një familje nga Rainham, Essex bleu një kuti bananesh, në të cilën gjetën një merimangë brenda saj.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit