Punonjësi i pasiguruar ra nga skela, arrestohet pronari i fabrikës së vajit në Fier

Punonjësi i pasiguruar ra nga skela, arrestohet…

Në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, gjatë orëve të punës ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar. Ngjarja ndodhi në një fabrikë për përpunimin e vajit. Pas ngjarjes policia arrestoi pronarin e fabrikës, shtetasin Bajram Dine 62 vjeç, banues në Fier.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Punëtori i plagosur vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e  ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

62-vjeçari (pronari I fabrikës), u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit