Kujdesi ndaj kafshëve shfaqet si një heroizëm në kohët e sotme.
Këtë na e tregon më së miri një roje sigurie i Morrisons.
Roja është duke u përshëndetur si një hero pas një fotografie të kapur në momentin kur mbante një çadër mbi një qen, jashtë një supermarketi.
Gjesti vetëmohues dhe i sjellshëm u bë viral në rrjetet sociale, pasi artistja e tatuazheve Mel Gracie e postoi atë në Tëitter duke arritur në mbi 118,000 pëlqime.
Qeni ishte i lidhur prej disa orësh aty, dhe në momentin që filloi të binte shi Ethan shkoi ta mbronte atë.
Në përgjigje të komentit të dikujt duke pyetur pse qeni ishte i lidhur aty, Ethan shpjegoi:
“Nuk po binte shi kur ishte i lidhur atje dhe meqenëse nuk mund të lëviz qenin e një tjetri, unë mendova se përdorimi i një ombrelle do të ishte një zgjidhje e mirë”. /Burimi:LADBIBLE/Përgatiti:’Gazetaatdheu.com/