Punonjësit/ 24.3% e ankesave për cenimin e marrëdhënieve të punës

Punonjësit/ 24.3% e ankesave për cenimin e…

Problematikat që lindin në një marrëdhënie pune mund të jenë të natyrave të ndryshme .

Për vitin 2022 ankimimi mbi cenimin e marrëdhënieve të punës ka dominuar si një ndër problematikat kryesore.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërorë raportoi se në total janë paraqitur pranë tij 779 ankesa për subjekte që kanë qenë ose jo në planin e inspektimit.

Vihet re se 24.3% arsye e denoncimit lidhet me cenim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen, mospagesë për punë të kryer ne ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar . Në 18.7% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë e pagave të prapambetura , në 10.4% lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës në 6.9% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” raportoi Inspektorati në raportin vjetor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit