Punonjësit e "Albpetrol" protestojnë për pagat

Punonjësit e “Albpetrol” protestojnë për pagat

Punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier kanë protestuar përpara zyrave të kompanisë pasi janë paguar prej tre muajsh më pak se gjysmën e rrogës.

Kjo nuk është hera e parë që kompania nuk paguan punëtorët sipas denoncimit të tyre.

Drejtori i Financës së kompanisë i tha punonjësve se ai “duhet të luftojë” për të marrë pagën që atyre u takon dhe për të cilën kanë bërë punën.

Ish deputeti demokrat Luan Baçi tha se kompania “Albpetrol” ka vijuar të paguajë drejtorët e saj gjatë muajve të pandemisë, ndërsa për punonjësit e thjeshtë ka aplikuar pagën minimale prej 26,000 lekësh. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit