Punonjësit e Ballshit në protestë, prej 8 muajsh të papunë

Punonjësit e Ballshit në protestë, prej 8…

Kanë filluar sërish protestat nga punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Përpara prefekturës në Fier, ditën e sotme një pjesë e tyre janë mbledhur duke protestuar pasi shprehen se prej 8 muajsh janë të papunë dhe kanë përfituar 1 pagë lufte.

Punonjësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në lidhje me pagat dhe rifillimin e punës dhe thonë se janë në një situatë të vështirë ekonomike e kërkojnë ndihmë e zgjidhje të problemit.

Sakaq, një pjesë e naftëtareve janë mbledhur edhe përpara uzinës në Ballsh për të njejtat problematika për të cilat kërkojnë zgjidhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit