Punonjësit e OSHEE në protestë/ Shefi i ekipit: Ndihemi të kërcënuar, penlizohemi pa arsye

Punonjësit e OSHEE në protestë/ Shefi i…

Punonjësit e OSHEE vazhdojnë protestën kundër arrestimit të kolegëve të tyre. Në një deklaratë për mediat  shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl tha se veprimet e policisë ndaj tyre janë të padrejta. Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, kur në fakt përgjegjësia është e policisë. Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar”,  tha ai.

Ndërkohë, Migen Masha shef sektorit teknik tha se, OSHEE nuk është për të evidentuar dhe sulmuar  ata që kultivojnë lëndë narkotike, por për të iu ardhur në ndihmë qytetarëve për energjinë elektrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit