Punonjësit e OSSHE-së në Krujë ngrihen në protestë, pezullojnë punën: Po bëjnë arrestime tendencioze

Punonjësit e OSSHE-së në Krujë ngrihen në…

Punonjësit e OSHEE-së në Krujë  dhe Fushë Krujë janë ngritur në protestë paraditen e sotme. Bëhet me dije se 70 punëtorë kanë pezulluar punën për një periudhë kohe të pacaktuar. Ata shprehen se kanë dalë në protestë pasi policia po bën arrestime të padrejta dhe tendencioze. Ky pezullim, vjen si shenjë proteste e punonjësve për arrestimet e kryera së fundmi. 

Sipas tyre arrestimi i punonjësve është bërë edhe kur nuk kanë asnjë shkelje ligjore, vetëm që policia të pasojë përgjegjësinë e vetë.

“Kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin”, tha një prej protestuesve.

Një ditë më parë, në fshatin Halil nga një aksion antidroge i ndërmarrë nga policia u konstatua një tunel i braktisur i ushtrisë, aty ku u zbuluan fidanë kanabisi. Pas këtij aksioni, u kryen edhe arrestime, ku konkretisht u vunë në pranga: Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit