Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi tre muaj pa rroga, duan të shpallin falimentin

Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë:…

Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi kanë 3 muaj që nuk marrin pagat. Një prej tyre ka treguar për mediat se, ndërmarrja ku punojnë është me vetëfinancim e se po falimenton nga keqmenaxhimi.

Ai thotë se drejtuesit e ndërmarrjes po e shtyjnë deri pas zgjedhjeve dhe më pas do të shpallin falimentin

“Është hera e dytë që ju kemi thirrur pasi edhe në dhjetor nuk na i kishin dhënë. Me datën 1 prill bëhen 3 muaj që nuk na kanë dhënë asnjë lekë. Nuk ka të ardhura thotë Porti nuk e di si i menaxhojnë, por kanë filluar që t’i ndajnë pagat me pikatore që nuk lejohet. Duan ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve e pas zgjedhjeve do të shpallin falimentimin dhe duan të heqin edhe sektorin e zjarrfikëseve”, u shpreh një nga punonjësit.

Sakaq, ata kërkojnë që ndërmarrja të shpall falimentin sipas ligjit, i cili e detyron të paguajë punonjësit. “Ne do ta vazhdojmë protestën dhe nëse nuk marrin masa që të na paguajnë ne do ta bllokojmë Portin. Drejtori do të marrë masa ose ta lirojë vendin e punës ose të sjelli dikë që të na japë zgjidhje”, tha një tjetër. Ata paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit