Punonjësit me paga të larta kalojnë si të vetëpunësuar për të shmangur tatimet

Punonjësit me paga të larta kalojnë si…

Nga viti 2019 deri vitin në 2023 ka 23,806 persona më pak të siguruar në bizneset, teksa ka rreth 56 mijë të vetëpunësuar më shumë në skemë, me rritje 67%, sipas Monitor.

Shumë punonjës me paga të larta që siguroheshin nga biznesi, për të shmangur tatimet mbi pagën, kaluan si te vetëpunësuar.

Numri i të punësuarve që raporton INSTAT është shumë më i lartë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2023, INSTAT raportoi se ishin të punësuar mesatarisht mbi 1,3 milionë persona, teksa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 62% e tyre paguan sigurime.

Interesi i fermerëve për të marrë pjesë në skemën e Sigurimeve Shoqërore ishte i lartë gjatë vitit 2023 duke shkur në 75.4 mjë persona.

Teksa po falimentojnë fermat e vogla blegtorale dhe ngastrat nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në zonat rurale, në anën tjetër po rriten të punësuarit në serra në fermat e mëdha blegtorale.

Në zonat fushore punonjësit e bujqësisë paguajnë 3,200 lekë kontribute në muaj, ndërsa në zonat malore 2,400 lekë në muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit