Punonjësit të Gardës i vjedhin në shtëpi armën e shërbimit

Punonjësit të Gardës i vjedhin në shtëpi…

Shtetasit me iniciale Dh.P., 36 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës i është vjedhur në shtëpi armën e shërbimit. Mësohet se kallëzimin në polici e ka bërë vetë 36-vjeçari. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit