Punonjësja e Bashkisë Durrës u infektua me Covid-19 nga një vajzë që punon në Bashkinë e Tiranës

Punonjësja e Bashkisë Durrës u infektua me…

Një punonjëse e Bashkisë së Durrësit ka rezultuar pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Dyshohet se ajo u infektua nga vajza, e cila punon në Bashkinë e Tiranës.

Kanë nisur testimet në terren për familjarët e punonjëses së Durrësit dhe personelit të sektorit të Urabinistikës në Bashki.

Të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakt me të ínfektuarën janë karantinuar në banesat e tyre. Ditën e sotme u regjistrua shifra rekord e rasteve të reja me Covid në vendin tonë, 48 të infektuar.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit