Punonjësja e Pfizer merr me vete 1200 dokumente me të dhëna kofidenciale, kompania në tension

Punonjësja e Pfizer merr me vete 1200…

Kompania e njohur Pfizer ka akuzuar një punonjëse se ka vjedhur një sërë dokumentash konfidenciale.

Big Pharma nisi një padi kundër punonjëses, të identifikuar si Chun Xiao Li, në fillim të kësaj jave, duke pretenduar se ajo “ngarkoi mbi 12,000 skedarë – duke përfshirë dokumente konfidenciale të Pfizer – në një llogari personale të Google Drive”, në fund të tetorit, dhe më pas i transferoi ato skedarë në pajisjen e saj private.

“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve të përvetësuara nga zonja Li, Pfizer ende nuk e ka kuptuar hapësirën e plotë të informacionit sekret tregtar dhe konfidencial që zotëron,” tha kompania, duke shtuar se ndërsa Li tani posedon “mijëra dokumente që mund të lidhen me vaksina të shumta Pfizer” , padia është fokusuar në vjedhjen e informacionit për vaksinën e Covid-19 dhe terapitë me antitrupa monoklonale.

Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e saj si Drejtoreshë e Asociuar e Statistikave, znj. Li kishte akses në informacione shumë konfidenciale, pronësore dhe sekrete tregtare në lidhje me vaksinat dhe medikamentet e shumta, duke përfshirë vaksinën Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit