Punonte si montazhier/ 20-vjeçari u vra sapo kishte dalë nga puna

Punonte si montazhier/ 20-vjeçari u vra sapo…

 Vrasja e Stiven Toshkesit ndodhi pas sherrit për një vajzë, ku dy autorët i kishin zënë prit sapo ai kishte dalë nga puna, pak pas mesnate. Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkesi, ka ndodhur për shkak të së dashurës së viktimës.

Njëri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në “Rrugën e Elbasanit” ata ishin zënë dhe Stiven Toshkesi i kishte rrahur.

Mësohet se  dy autorët i zunë pritë pasi ai doli nga puna. Sepse 20-vjeçari punonte si montazhier prej 6 muaj në televizionin “Klan News”. Pasi ka përfunduar turnin e tij dhe ka qenë rrugës për në shtëpi, Toshkesi është përballur me dy autorë, të cilët pas një debati kanë nxjerrë thikën dhe e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend 20-vjeçarin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit