
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Oslo” me rrugën “Bardhyl”, ku sipas një qytetareje që ka biznesin në këtë zonë, punëtorë nga një kat i sipërm kanë hedhur një vetratë prej xhami nga lartësia, duke vënë në rrezik serioz jetën e kalimtarëve dhe të punonjësve të bizneseve aty pranë.
“Çdo ditë aty kalojnë njerëz, gra, fëmijë, të moshuar. Nëse do kishte qenë dikush poshtë në atë moment, do ishim bërë copa,” – shprehet denoncuesja e cila shton se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të konsidereushme në dyqan.
Sipas saj, policia ka ardhur në vendngjarje, ka bërë vetëm disa foto dhe më pas është larguar, pa marrë masa konkrete ndaj atyre që hodhën vetratën, që mund të shkaktonte një tragjedi.
Qytetarja kërkon më shumë përgjegjësi dhe ndërhyrje nga autoritetet, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten dhe të vendosen masa sigurie në objektet në ndërtim ose në rikonstruksion.
Denoncimi i qytetares:
Si jeni. Kam biznesin poshte dhe puntoret lart kane hedhur vetraten. Aty kalojme ne cdo ditr Kalojne kembesore gjjthe diten dhe ka qelluar ska pasur njeri. Se do ishim ber copash. Policia vec beri foto dhe iku kaq. Pervecse mund tme kishin thyer xhamin e dyqanit po largo qoft do ishim ber copash. Te kryqezimi oslos te rruga bardhyl